Berisha heq logon e PD, kërkon votë vetëm me Shtëpinë e lirisë

12 Shkurt 2022 | 14:50

Në prezantimin e kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” nuk do të përdoret logoja e Partisë Demokratike.

Ndryshimi u vu re këtë të shtunë në takimin prezantues të kandidatit Hekuran Xhani, ku Berisha bëri thirrje që të votohet vetëm logoja e koalicionit.

“Ndaj i bëj thirrje mençurisë tuaj, mos gaboni të votoni për Ferdinand Saraçin, pasi tund logon e marrë me dhunë. Logoja e fitores është ajo e Shtëpisë së Lirisë”, tha Berisha,

Burime nga Komisioni i Rithemelimit thanë për Euronews Albania se heqja e logos së PD nga takimet prezantuese të kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” ka qenë një zgjedhje taktike elektorale.

Për shfaqjen e Berishës dhe kandidatëve të koalicionit “Shtëpia e lirisë” me logon e PD, gjatë një interviste për Euronews Albania, komisioneri i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi mbajti këtë qëndrim: “Nëse do të jetë rasti do ketë një vendimmarrje. Për këtë dhe çdo lloj kërkese që mund të vijë në KQZ nga subjektet politike”.

Fushata e zgjedhjeve të 6 marsit zyrtarisht nis më 19 shkurt, por palët politike i kanë nisur takimet elektorale prej disa javësh tashmë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026