Berisha i kujtoi ‘Toyota Yaris’, përgjigjet Basha: Ka vetëm një dosje; ‘non grata’ jote nga SHBA

3 Dhjetor 2021 | 19:24

Kreu i PD, Lulzim basha iu përgjigj deklaratave të ish-liderit të kësaj partie, Sali Berisha i cili nga foltorja e Bilishtit e lidhi kryedemokratin me dosjen e shumëpërfolur të ‘Toyota Yaris’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha i cilëson deklaratat e Berishës trillime e shpifje.

Sipas tij, ka vetëm një dosje dhe ajo është ‘non grata’ e Berishës në SHBA.

“Është kjo çështje që e detyron Sali Berishën të bjerë kaq poshtë me shpresën se do ta shndërrojë PD-në në mburojë të interesave personale. Nuk ka gjë më të ulët se të përdorësh demokratët dhe ndjeshmëritë e tyre si mish për top për hallin tënd personal”

Gjatë foltores së mbajtur sot në Bilisht, ish-kryeministri Sali Berisha foli mbi dosjen e “Toyota Yaris”. Ai tha se i ka kërkuar llogari Bashës për dekonspirimin e operacionit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Veliaj reagon pas vendimit të Gjykatës Administrative: Padia për Dadon nuk u lejua të shqyrtohej

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila nuk ka legjitimuar kërkesën e tij lidhur me emërimin...
15:04 | 24/07/2026

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht

Kryeministri Edi Rama deklaroi se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhje, e cila i siguroi 83 mandate, përbën njëkohësisht një bekim dhe një përgjegjësi të...
13:11 | 24/07/2026