Berisha i përgjigjet Ramës: Nuk marrim pushtet me dhunë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se kjo forcë politike kërkon të marrë pushtetin me dhunë.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e PD në degët e Tiranës, Berisha u shpreh se PD-ja nuk merr pushtet me dhunë, teksa shtoi se synimi është që shqiptarët të votojnë të lirë.
“Ky po krijon katastrofën. Ose ta rrezojmë këtë njeri që t’i tregojmë vendin, ose të ikim të gjithë dhe t’i lëmë vendin. Një gazetar i huaj thoshte; shqiptarët po e boshatisin vendin, do ngelen vetëm trafikantët dhe kriminelët. Jo nuk e braktisim ne vendin, do përzëmë Ramën.
Nuk shkojmë më tutje. Nuk marrim pushtet me dhunë ne. Ka nisur që tani, makineri shtetërore. Po e bërë do e paguash. Do e paguash shumë shtrenjtë. Këtë betejë po e bëjmë për votën, si idealist që shqiptarët të votojnë të lirë. Ky nuk do, thotë, vota jam unë”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor