Berisha kërkon hetim ndaj Bashës: Të largohet çdo dyshim që lidh PD-në me fonde ruse

16 Shtator 2022 | 12:56

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon hetim ndaj ish-kryedemokratit, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse që mund të ketë përfituar kjo forcë politike në vitin 2017.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se duhet të largohet çdo dyshim që lidh Partinë Demokratike nga fondet ruse.

“Duke u zotuar se do të ngremë një komision auditi, për të bërë transparencën e plotë, çfarë është e mundur nga ne, kërkoj hapjen e një hetimi të plotë për të larguar çdo dyshim që lidh PD-në me fondet ruse. Në këtë rast, garantoj shqiptarët dhe partnerët e Shqipërisë, se Partia Demokatike, ka qenë, është dhe do të mbetet parti e interesit kombëtar, vokacionit, orientimit euro-atlantik të kombit shqiptar.

Gjithashtu, Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka denoncuar dhe kundërshtuar me protesta të fuqishme dhe dënon me forcën të madhe, orientimin serbo-rus të politikës së jashtme aktuale të Shqipërisë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026