Berisha komenton vizitën e Ramës në Prishtinë: Akt hipokrizie
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Kosovë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Berisha e cilësoi Ramën si “armik të egër të Kosovës, të lirisë dhe të dinjitetit të qytetarëve të saj”.
Ai u shpreh se qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit shqiptar kanë dëmtuar sovranitetin dhe udhëheqjen e Kosovës ndërsa theksoi se vizita e Ramës është e motivuar nga interesi për të paraqitur mbështetje ndaj ish-udhëheqësve politikë kosovarë.
Berisha e quajti vizitën e Ramës “një akt hipokrizie” ndërsa iu bëri thirrje gjykatësve në Hagë që të vendosin mbi bazën e ligjit dhe të shpallin pafajsinë e ish-udhëheqësve politikë të Kosovës, duke theksuar rolin e tyre në mbrojtjen e qytetarëve kosovarë gjatë periudhës së gjenocidit serb.
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata