Berisha: Kongresi i PS-së, për fshehjen e aferës së inceneratorëve
Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron Kongresin e Partisë Socialiste që u zhvillua disa ditë më parë, si kongresin e një mafie shtetërore, qëllimi i së cilës ishte fshehja e aferës së inceneratorëve.
“Gjithçka në Kongres u bë me retorikë që të mbuloheshin flakët e inceneratorëve, aferë nga Edi Rama dhe organizata kriminale e tij”, tha Berisha.
Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se shqiptarët prisnin nga qeveria zgjidhje për rritjen e çmimeve, por në fakt vendosi legalizimin e kanabisit.
“Kongresi i PS-së i ngjante kongresit të një mafieje shtetërore, ose të Cosa Nostra-s. Shqiptarët të cilët prisnin me padurim të dëgjonin nga qeveritarët, se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që krijoi rritja e çmimeve, por, nuk morën asnjë përgjigje”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim
- 19:18 Qeveria britanike merr vendimin: Nga prilli pijet energjike do të ndalohen për personat nën 16 vjeç
- 19:08 Japonia zbut rregullat e trashëgimisë mbretërore, por nuk ka ndyshime në ligjin që ndalon gratë të ngjiten në fron