Berisha-mbështetësve: Ju keni “super-armën” e të gjitha kohërave, të vërtetën

18 Janar 2024 | 19:07

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023 edhe këtë tëenjte ufoli nga dritarja mbështetësve të tij, të cilët janë mbledhur në rrugën “Mustafa Matohiti”( e  njohur ndryshe si Rruga e Salës).

Ai i ka quajtur mbështetësit e tij misionarëtë vërtetë të shpëtimit të vendit, ndërsa është shprehur se ata do e bëjnë atë rrugë, rrugë të shpresës.

Berisha tha gjithashtu se ka një armë e cila është superarmë e të gjitha kohërave dhe sips tij ajo ëhstë e vërtëta të cilën po e mbrojnë mbështetësit e tij.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, urimin tim më të zjarrtë, rrugicën e shpresës e inauguruat sonte si Rruga e Shpresës.

Unë kam bindjen se ju, misionarë të vërtetë të shpëtimit të këtij vendi, shumë shpejt këtë rrugë do ta shndërroni në autostradën e shpresës, do ta emërtoni autostrada e shpresës. Qytetin e Tiranës,mendjen dhe zemrën e kombit, do ta quani qytetin e shpresës, Tiranën e shpresës. Dhe Shqipëria e tërë do jetë Shqipëria e shpresës.

Miqtë e mi, shumë armë në betejë të llojeve nga më të ndryshmet mund të ketë njeriu. Por njëra është arma e të gjitha armëve, është superarma e të gjitha kohërave dhe kjo është e vërteta, të cilën ju po mbroni çdo natë, çdo ditë në këtë rrugë. Nuk ka fat më të madh për njeriun sesa të vendosë të mbrojë të vërtetën. Asgjë nuk transformon atë sesa ky vendim.

30 e ca vite më parë, unë isha një mjek shumë i pasionuar pas profesionit tim. Jetoja ditë e natë, të gjithë kohën e ndaja mes profesionit dhe familjes, familjes dhe profesionit. Por, isha krenar se në atë profesion, të vërtetat e tij më dukeshin më të qarta, më të kapshme dhe ato më motivonin. Gradualisht të dashur miq, kuptova se përveç atyre të vërtetave të profesionit, kishte disa të vërteta më supreme, më eprore, më eprore, më hyjnore dhe këto të vërteta ishin liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ishte liria e individit dhe liria kombëtare. Në besimin tim, absolutisht si një ushtar i thjeshtë, u armatosa me këto armë, vendosa të mbroj ato dhe së bashku me studentët dhe qytetarët shqiptarë, ne ndamë epoka, përmbysëm sisteme.  Shqipërinë e morëm nga thellësitë e territ të historisë dhe e anëtarësuam në NATO”,-tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026