Berisha mbledh kryesinë, Këlliçi: Moment reflektimi, të kapërcejmë hatërmbetjet

23 Maj 2023 | 12:00

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë. Para nisjes së mbledhjes ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai u shpreh se është koha që të reflektojnë për gabimet që kanë bërë, ndërkohë nuk përjashtoi faktin se në zgjedhjet e 14 majit pati vjedhje votash.

Më tej Këlliçi nënvizoi se duhet të lënë pas hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin e të bashkohen.

“Ne në periudhë reflektimi jemi por kjo nuk do të thotë se vjedhja e zgjedhjeve nuk ka ndodhur, e nuk ka pasur manipulim, dhe që sot nuk ka socialist të pakënaqur. Mbledhja e kryesisë sot do të adresojë të gjithë problemet, nisur me ato para procesit zgjedhor, gjatë procesit zgjedhor dhe pas. Duhet  të gjendet mënyra që ne të kapërcejmë çdo hatër mbetje e çdo pakënaqësi që kemi me njëri-tjetrin e të bashkohemin të gjithë faktorët”- tha ai.

I pyetur nga gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha nëse do të ketë dorëheqje të Berishës, pas humbjes së zgjedhjeve, Këlliçi theksoi:

Reflektim do të thotë se çfarë nuk ka shkuar mirë brenda nesh, në lidhje me lidershipin mjafton ti referoheni statutit të PD e i merrni përgjigjet. Ka ikur koha e dëshirave personale, Kjo është një çështje reflektimi që duhet të shohim se çfarë ka shkuar mirë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026