Berisha: Ministra e deputetë të PS-së, kandidatë për ekstradime

6 Qershor 2022 | 20:30

Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në seancën parlamentare ka akuzuar shumicën qeverisëse se po pengon kalimin në Kuvend të marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit.

Sipas Berishës, kjo bëhet për faktin se ka ministrja dhe deputetë të PS-së që kërkohen të ekstradohen në këto vende.

“Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluksit. Dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime”, tha Berisha.

Shqipëria nuk ka marrëveshje për ekstradime të ndërsjella me shumë vende të BE-së.

Ndërkohë përveç këtyre akuzave përgjithësuese, Berisha drejtoi akuzë për kreun e grupit të PS, Taulant Balla.

Sipas ish-kryeministrit Balla ka mbi 100 thirrje telefonike me Nuredin Dumanin, të akuzuar për disa vrasje nga SPAK.

“Ai ka mbi 50-100 telefonata me Dumanin”, deklaroi në Parlament, ish-kryeministri Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026