Berisha: Narkoshteti po shembet, Veliaj krahasoi partinë e tij me FARC e Kolumbisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë ka deklaruar se sipas tij qeveri po shembet teksa e quajtur narkoshtet. Berisha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se gjatë qeverisjes së tij ka ngritur aleancë me kartelet e drogës.
Sipas tij qeveria tashmë ka hyrë në një proces dezintegrimi. Ai më tej u ndal tek deklaratat e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese. Berisha theksoi se Veliaj me guxim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.
“Sot, ne mblidhemi në rrethana të zhvillimeve të jashtëzakonshme, dhe mendoj se, këtyre zhvillimeve PD, drejtuesit, anëtarët, mbështetësit e saj dhe opozitarët, pa përjashtim, duhet t’i kushtojnë vëmendjen maksimale, vëmendjen e jashtëzakonshme.
E vërteta është se, narkoshteti po shembet. Kjo është sot e vërteta më e madhe se asnjëherë më parë. Dhe kjo shembje është e pandalshme. Struktura kriminale e bazuar mbi drogën dhe krimin e shqiptatëve, që Edi Rama ngriti këto 12 vite në aleancë me kartelet e drogës dhe ekstremin e majtë të udhëhequr nga Xhorxh Sorosi, ka hyrë në një proces dezintegrimi.
Këto zhvillime i japin një dimension krejt të ri për shpëtimin e Shqipërisë. Për të parën herë në 12 vite, opozita ka mundësinë e saj reale për t’i dhënë colpo di grazia narkoditaaturës së Edi Ramës. Shembja e narkoshtetit është shans historik për çdo qytetar opozitar, për çdo qytetar shqiptar, për çdo drejtues të forcave opozitare politike, drejtues të PD.
E premtja që kaloi është e premtja më e zezë e narkoshtetit të Edi Ramës. Të gjithë ne ishim dëshmitarë me disa pamje të cilat atyre që kanë përjetuar diktaturën totalitare i kujtojnë procesin e Kadri Hazbiut në gjyqin e partisë. Të tilla ishin pamjet e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, por në dallim nga Kadri Hazbiu që deklaronte se e kam nga partia ime, Erion Veliaj me guxim krahasoi partinë e tij me FARC-un e Kolumbisë.
Të kuptohemi, nuk kam absolutisht as edhe ndjesinë më minimale, se Erion Veliaj është një person i pafajshëm. Erion Veliaj është një person që mbahet në burg për minimumi për 1/100 e asaj që ka shpërdoruar, për të mos thënë 1/200 e saj.
Por dukë thënë këtë, e vërteta e padiskutueshme është se, të drejtat e njeriut u shkelën në mënyrë brutale, u përdor ndaj tij ajo praktikë që Enver Hoxha përdori ndak Kadri Hazbiut, që ishte një kriminel, një vrasës. Dhe në këtë rast, duke shkelur çdo procedurë, çdo ligj i dhanë atij mundësinë të krahasojë FARC-un e Kolumbisë, partinë që në fakt, ai tha një të vërtetë, narkoparti, narkoregjim. Kjo është e vërteta e Shqipërisë”, u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë