Berisha: Ndërhyrja e Kim personale, do informoj autoritetet e SHBA

23 Prill 2022 | 11:25

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët ka bëri me dije se do të informojë SHBA për ndërhyrjet në politikën e brendshme të ambasadore, Yuri Kim.

Ky reagim i Berishës vjen pasi një ditë më parë akuzoi ambasadoren amerikane se po ndërhyn në vendimmarrjen e gjykatave për çështjen e brendshme të PD.

Berisha u shpreh se, kjo ndërhyrje është qëndrim personal i ambasadores dhe jo një orientim i  vetë SHBA.

“Nuk besoj kurrë se ky është një orientim, një parim i vendit të saj të Lirisë. Ky është një akt individual për të cilin ne në mënyrë absolute do të informojmë me hollësi autoritetet e SHBA-së”, deklaroi ish-kryeministri.

Berisha komentoi edhe vendimin e dhënë dje nga gjykatësja Blerina Muça që njohur ankimimin e bërë nga Enkelejd Alibeaj.

“Një gjykatëse vendosi dje të shkruaj ligjin e shtetit, në një akt që tejkalon çdo imagjinatë, në një presion të tmerrshëm, ndaj të cilit një njeri që ka minimumin e karakterin nuk i lejon vetes akte të tilla. Është po kjo gjykatëse nuk ka pranuar ankesën tonë”, tha ai.

Berisha bëri këtë deklaratë këtë të shtunë pas votimit për zgjedhjen e kreut të PD në degën numër 2 në Tiranë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026