Berisha në 110-vjetorin e Pavarësisë: Lavdi Zotit jemi të lirë, problem regjimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zgjedhur të urojë qytetarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë përmes një video-mesazhi në rrjetin social TikTok.
“Pavarësia e Shqipërisë është festa e të gjitha festave të shqiptarëve. Pa Pavarësinë e Shqipërisë ne do të ishim vidhisur në honet apo në mjegullnajat e Ballkanit,” – tha Berisha.
Ai shprehu nderimet për Ismail Qemalin dhe gjithë ato burra e gra që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
“Lavdi Zotit sot ne jemi të lirë, në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo ndodhemi, por sot ne kemi një problem shumë të madh. Këtë regjim i cili me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike po përzë shqiptarët, po përzë rininë e kombit sa asnjë regjim tjetër në histori,” – shtoi Berisha.
Kryedemokrati u shpreh se dita e Pavarësisë është një thirrje që çdo shqiptar të marrë përgjegjësinë e tij që tokën shqiptare ta shndërrojë në shtëpinë e të ardhmes.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë