English

Berisha në Elbasan: Dita e Verës frymëzon shpresë, do të rrisim pagat dhe pensionet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kreu i PD, Sali Berisha, ishte këtë të premte në Elbasan për festimet e Ditës së Verës.

- Advertisement -

Duke folur nga qendra e qytetit, në prani të qytetarëve që kishin dalë për të festuar, pasi uroi për këtë ditë të veçantë, Berisha e përqendroi fjalën e tij te premtimet elektorale që PD ka për qytetarët për zgjedhjet e 11 majit.

“Qytetarëve të Elbasanit, banorëve të këtij rrethi dhe mbarë shqiptarëve, iu uroj nga zemra këtë festë të lashtë, më të bukurën e festave, festën e ndërrimit të natyrës, festën e shpresës, bukurisë dhe luleve. Dita e Verës e gjen Elbasanin dhe shqiptarët më optimistë, më besimplotë se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit. Kjo ditë frymëzon çdo shqiptar që, me 11 maj, të ndahet nga ky regjim që i ka varfëruar deri në palcë”, tha Berisha.

Berisha premtoi se do të rrisë rrogat minimale dhe mesatare, si dhe pensionet.

“Dhe unë sot, nga Elbasani, dua t’u premtoj shqiptarëve kudo që janë se, në tre muajt e parë, ajo që e kemi quajtur ‘paketa e dhembshurisë’, do të nxjerrë çdo shqiptar nga varfëria ekstreme. Ata që janë në këtë situatë do të kenë një minimum jetik prej 200 eurosh. Nuk do të ketë pensionist që do të marrë nën 200 euro, pavarësisht se sa e ka sot pensionin dhe pavarësisht nëse është i plotë apo i pjesshëm.”

“Pra, do të bëhet një shpërndarje e re e të ardhurave buxhetore. Do të ketë një rritje prej 20% të pensioneve. Do të ketë një rrogë minimale 25% më të lartë se ajo që është sot, pra do të jetë jo më pak se 500 euro. Do të ketë një rrogë mesatare 1200 euro dhe unë zotohem para qytetarëve të Elbasanit dhe të Shqipërisë, duke kujtuar se për rastësi, premtimet e mia për dyfishimin e pagave i kam bërë në këtë qytet dhe e kam mbajtur fjalën. Përsëri, unë e mbaj fjalën; rrogat do të dyfishohen.”

“Dhe nuk do të ndalim vrapin tonë derisa të bëhemi përsëri njerëzit më të paguar në rajon. Kur ne të bëhemi njerëzit më të paguar në rajon, do të thotë se ne do të gëzojmë të mirat dhe pasuritë që ka ky vend dhe i shpërndajmë ato me zemër në dorë, me drejtësi, jo duke krijuar një hendek të tmerrshëm midis atyre me paga të larta dhe atyre me paga të ulta. Ky hendek është në Shqipëri dy deri në dy herë e gjysmë më i thellë se në çdo vend tjetër.”

“Shqipërinë po e zbraz varfëria, ndërkohë që nuk ka vend tjetër më të pasur në pasuri natyrore. Kështu që ftoj të gjithë të vazhdojmë së bashku këtë betejë,” tha Berisha.

Po ashtu Berisha komentoi dhe largimin e Dashnor Sulës nga PD dhe bashkimin e tij me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, të udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani.

“Sa i përket deputetit që përmendët, ai bëri zgjedhjen e tij: midis betejës në sheshin e burrave, zgjodhi Tikun dhe vazhdoi punën e tij. Nuk kam çfarë të shtoj; bëri gabim, por ende ka kohë ta rishqyrtojë vendimin e tij,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?