Berisha në Kombinatit: Në 12 vjet pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet 2-fish

19 Prill 2025 | 19:59

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi pasditen e së shtunës një takim elektoral me banorë në zonën  e Kombinatit në Tiranë.

Berisha numëroi arritjet e qeveirsë së tij ndërsa theksoi se në 12 vjet të qeverisë së majtë pagat dhe pensionet nuk u rritën, çmimet u rritën më shumë se 2-fish.

“Para 12 vitesh, çdo pensionist në Shqipëri merrte pension më të madh se pensionisti në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e me radhë.

Rroga e ulët në Shqipëri ishte më e lartë se në secilin prej këtyre vendeve, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë.

Sot në qoftë se pensionisti në Shqipëri merr si pension mesatar 170 euro, pensionisti në Mal të Zi merr 450 euro. Merrte 138 euro.

Po pse? Sepse qeveria çdo vit është e detyruar t’u kthejë paratë qytetarëve.

Rroga minimale në Rumani ishte 167 euro. Ishte 180 lej. Sot rroga minimale në Rumani është rreth 800 euro. Pse? Sepse qeveria u kthente paratë qytetarëve.

Çfarë ndodhi me ne? Qeveria nuk ua ktheu paratë qytetarëve.

Jo vetëm kaq, se kjo është gjysma e të keqes.

Gjysma tjetër më e rëndë e të keqes është se këtu çmimet nga viti në vit u rritën. Se këtu buka sot kushton mbidyfishin e asaj që kushtonte në vitin 2013. Kushtonte 400-500 lekë, kushton 900-1000 lekë.

Se mishi sot kushton 1600-1800 lekë, kushtonte 700 lekë.

Se domatet kushtonin 100 lekë, kushtojnë 400 lekë.

Pra, për të blerë ti qytetar i dashur sot aq sa blije në vitin 2013, të duhen dy herë e më shumë.

Dhe rrogat nuk u rritën, pensionet nuk u rritën.

Për të përballuar këtë rritje, sot çdo pensionist duhej të kishte pensionin 390 euro. Në qoftë se qeveria thotë do u indeksojmë. Në qoftë se qeveria do ishte e ndershme t’u indeksonte, pensioni juaj do të ishte 390 euro. Prandaj qeveria e Malit të Zi që i indeksoi, e ka pensionin 450 euro”, tha Berisha.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026