“Berisha negocioi çmimin e fishekëve”, gazetari sjell detaje nga investigimet

8 Shkurt 2023 | 13:06

Gazetari Poli Hoxha tha se kreu i PD-së Sali Berisha ka bërë negociata në lidhje me çmimin e fishekëve që ndodheshin në një fshat të Gërdecit.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se në lidhje me çështjen e Gërdecit ka shprehur dëshirën për të dëshmuar dhe gazetari që kohë më parë bëri një shkrim në lidhje me Berishën në “New York Times”.

“Është pastrimi i parave, është shpërdorimi i detyrës dhe pastaj është dhe organizata kriminale. Nuk është thjesht korrupsion. Në dijeninë time  kanë ardhur disa letër porosi dhe nga Qipro, dhe nga SHBA. Duhet t kuptojmë se për aferën e fishekëve në SHBA është bërë një gjyq. Nga ana tjetër kemi ish-shefin e shtabit të përgjithshëm që është njeriu kyç i gjithë procesit të këtij biznesi, i cili ka kërkuar azil politik. Është vetë ofruar për të dhënë dëshmi gazetari që bëri shkrimin në New York Times për negocimin e çmimit të fishekëve. Ky është hetimi, nuk e di sa do t ë shkojë përpara”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026