Berisha nga Foltorja e Krujës: Qeveria po paralizon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti pasditen e kësaj të marte një fjalim në Turin e Foltores në Krujë, ku tha se qeveria po paralizon drejtësinë për të mbrojtur korrupsionin.
“Tani që janë kapur, mbi bazën e denoncimeve tona, tani ç’po ndodh? Tani po bën ligjin me mburojë për të vazhduar vjedhjen vetë dhe ministrat e tij. Grusht shteti është. Po bën ligjin për të paralizuar si kurrë ndonjëherë drejtësinë. Por tani doli në pah që njeriu që vraponte për të arrestuar kundërshtarët politikë, tani me kamionë e dokumente do të bllokojë drejtësinë. Mbron korrupsionin.,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se Shqipëria po mbahet peng nga qeveria e Edi Ramës, e cila sipas tij nuk lejon funksionimin normal të drejtësisë.
“Ndaj dhe ne si demokratë na takon të dalim për zot një misioni të ri. Ky mision është shpëtimi i Shqipërisë nga kjo narkodiktaturë, nga kjo diktaturë autoritare. Askush s’mund ta bëjë këtë përveç nesh,” tha Berisha.
Ai kujtoi gjithashtu një episod ku një këshilltar i kishte propozuar një bashkëqeverisje me Partinë Socialiste, të cilën Berisha e kishte kundërshtuar me vendosmëri.
“Megjithëse u përpoqën të na zhdukin, a s’është apo jo? U përpoqën të na vendosin fasadë të qeverisë. Ja u rikujtoj këtu demokrateve dhe demokratëve. Një javë para zgjedhjeve të para zgjedhjeve të prillit të 21-shit, më vjen këshilltari i huaj i zgjedhjeve, se ai kishte një vit që punonte, dhe më thotë: Sali thotë, në qoftë se s’i fitojmë këto zgjedhje, si thua ti për një koalicion të madh? Çfarë i them unë? Koalicion të madh tha. Jo i thashë unë, se kjo është një fatkeqësi e madhe për ne pastaj, se po s’i fituam s’i fituam, po vendi do opozitë. Do qeveri, do opozitë. Si t’ia bëjmë kështu? Po tha, po po të ndodhi. Po të ndodhi thashë, unë do ta kundërshtoj me gjithë forcën time aty. Pra, çfarë i kishin bashkuar letrat? Donin që në Shqipëri të mos kishte opozitë. Dhe ju e dini pastaj kalvarin që kaluam. Po mbijetuam. U ngritëm”, tha ai.
Berisha përmendi edhe denoncimet për vjedhje dhe abuzime nga qeveria, duke theksuar se PD do të përdorë çdo mjet ligjor për të mbrojtur votën dhe për të kundërshtuar qeverinë, që sipas tij “është e paligjshme dhe nuk buron nga vullneti i qytetarëve, por nga një farsë elektorale.”
“Ne nuk duhet të pajtohemi kurrë me plaçkitjen dhe grabitjen e shqiptarëve. Tani jemi në betejë. Ne u kemi faktuar shqiptarëve dhe botës se Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. Se nuk respekton asnjë nen, asnjë normë, asnjë ligj. Dhe nuk lë asgjë pa bërë për të kontrolluar votën e shqiptarëve”, tha Berisha.
Nga Tropoja në Sanremo, Azgan Haklaj dhe e bija emocionojnë publikun me vallen shqiptare
Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)