Berisha nga Lezha: Si na e mori fitoren në 25 prill Rama në akord të plotë me Bashën
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me anëtarë dhe simpatizantë në qytetin e Lezhës.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama në baskëpunim me kreun e PD, Lulzim Bashën, ia kanë rrëmbyer demokratëve fitoren në 25 prill.
Berisha tha gjithashtu se tani PD është në sheshin e betejës, në zhvillimin e një beteje pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Le të marrim pak qëndrimin ndaj çështjes kombëtare. Nga të gjitha kombet përreth, ne na ra fati jo i mirë që të vijmë në vitet ’90 me çështje kombëtare të hapur, me gjysmën e kombit të pushtuar.
Por ne u ngritëm atë dhjetor si forcë politike dhe guxuam të shpallim si yllin tonë polar, çështjen kombëtare.
Ju duhet të jeni krenar përjetë me këtë qëndrim të PD të sapokrijuar. Ne i qëndrojmë atij.
Ky u bë siç i tha një publicist gjerman, nuk mund të them më shumë se ai, ai i vuri etiketën më të merituar, i tha se pas serbomadhit Nikola Pashiq, ti je kryeministri më i mirë i Serbisë. E transkriptuar në këtë mënyrë, ky është Pashiqi i shqiptarëve.
Dhe në histori, shqiptarët nuk kanë pasur armik më të egër se Nikola Pashiqi.
Ndaj miqtë e mi, tani jemi në fushë, jemi në betejë. Vijmë nga një proces i mundimshëm. Vijmë pas një disfate tmerrësisht të pamerituar në zgjedhjet e 25 prillit. Ju jeni dëshmitarë, Lezha fitoi. Në katër anët e vendit oshtinte jehona e fitores.
Kudo shqiptarët ishin besimplotë në fitoren që meritonin. Ajo fitore, i themi ne në mënyrë më të paimagjinueshme, u shua javën e fundit.
4 ditë para më vjen mua kryekëshilltari i huaj, i dërguar nga Lulzim Basha dhe Edi Rama dhe më thotë: zoti Berisha, nëse nuk i fitojmë këto zgjedhje, çfarë mendon ti për një koalicion me PS-në. I thashë që kjo është një mynxyrë për vendin. I thashë që do bëj ç’të kem në dorë që kjo të mos ndodhë.
Unë isha i sigurt për pasojat, nuk kisha asnjë dyshim. Gjersa u pyeta, marrëveshja ishte firmosur për të qeverisur. Dhe kur shkoj pas tre ditësh në mbyllje të fushatës, e gjej kryetarin tim të hipur në karrocerinë e një kamionçine, sipas formulës që i kishte dhënë Edi Rama.
Faktikisht ai kishte marrëveshjen dhe megjithëse ju, absolutisht formësuat fitoren, fitoren na e mori Edi Rama në akord të plotë me Lulzim Bashën. Kjo ishte një goditje e tmerrshme për ne.
Pastaj procesi tjetër, edhe ai i mundimshëm. Përpjekja për të kontrolluar opozitën. Por lavdi Zotit, falë mençurisë, guximit, vizionit, idealeve tuaja, këto i kapërcyem. Tani jemi në shesh, tani jemi në sheshin e betejës, në betejën pa kthim gjer në fitore.
Koha është e guximtarëve, koha është e luftëtarëve, koha është e misionarëve, koha është e atyre që vendosin të ngrihen për idealet e tyre, vendosin të ngrihen për dinjitetin e tyre kundër kësaj diktature të shëmtuar, kundër kësaj diktature, kundër kësaj diktature që shkelmon çdo parim, çdo ideal, çdo interes shoqëror, kombëtar.
LEXO GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës