Berisha nga mbledhja e Kryesisë: E kanë të qartë, me mua s’bëjnë dot pazare

21 Dhjetor 2023 | 19:34

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita nuk do të lëviza nga parimet që i konsiderojnë të drejta.

Komentet Berisha i bëri në mbledhjen e Kryesisë të “Rithemelimit”, ku pritet të diskutohet për vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të Berishës, që i hap rrugë arrestimit të tij me urdhër të SPAK.

Berisha tha gjithashtu se sulmet ndaj tij janë politike, me qëllim goditjen e opozitës dhe shtoi se vendimi i sotëm tregon tmerrin që kryeministri Edi Rama ka ndaj opozitarëve të vërtetë.

Fjala e Berishës:

Kjo mbledhje kryesie thirret në momentet më të jashtëzakonshme në historinë e forcës tonë politike, momente kur regjimi i bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, pasi e demaskuam dhe e demaskojmë çdo ditë për lidhjet e tij me krimin, për dhunimin në parlament dhe kudo të të drejtave të opozitës dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, për vjedhjet e mëdha, shkretimin e Shqipërisë nga qytetarët shqiptarë, mendoi se zgjidhja e këtij demaskimi është arrestimi i kryetarit të PD, me të cilin Edi Rama dhe kushdo tjetër, e ka të qartë se nuk mundet kurrë të bëjë pazare.

Dhe me të cilin, ai nuk përballon dot betejën.

E vërteta është se ne si opozitë, jo për dëshirën tonë, por për ndërhyrjet dhe përpjekjet për të lënë Shqipërinë pa opozitë faktikisht, kaluam një periudhë shumë të vështirë, por përsëri me gjithë vështirësitë e mëdha, me gjithë forcën e madhe të korrupsionit transnacional, korrupsion i cili u përdor për shkatërrimin e opozitës shqiptare, kjo nuk ndodhi dhe opozita erdhi duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë.

Opozita erdhi duke u bërë zëdhënëse e vërtetë e interesave të shqiptarëve, duke u bërë zëdhënëse e vlerave që duhet të ketë një shoqëri e lirë.

Vlera që besojmë, vlera që ne kemi në program, vlera me të cilat ne e morëm Shqipërinë nga honet e mjerimit dhe e nxorëm në një vend të respektuar, anëtar i NATO-s dhe institucioneve të tjera evropiane.

Ne nuk lëvizim nga parimet tona, nga programi ynë, nuk lëvizim nga orientimi ynë euroatlantik.

Nuk ngatërrojmë dhe nuk konfondojmë akte të shkëputura nga vlerat universale të partnerëve tanë euroatlantikë të qytetërimit perëndimor.

Lidhja jonë me këto vlera është genuine në kuptimin që e gjithë doktrina moderne e identitetit tonë kombëtar është e ndërtuar mbi këto vlera dhe ajo garanton vokacionin perëndimor të PD dhe kombit shqiptar.

Natyrisht, reagimi i Edi Ramës dëshmon tmerrin që ai ka nga opozita e vërtetë.

Edi Rama është në llojin e tij një hajdut dhe diktator. Në tërësi është vështirë të ndash hajdutin nga diktatori dhe hajdutin nga diktatori sepse diktatorit i duken të gjitha pronë e tij dhe ndjehet i lirë të vjedhë, të shpërdorojë dhe të abuzojë mbi pasuritë e shqiptarëve.

Por problemi më themelor është sepse ai ka arritur të konfiskojë votën e lirë të shqiptarëve dhe pikërisht me këtë mekanizëm ka vrarë pasivisht shpresën te qytetarët shqiptarë.

Ka shkaktuar largimin e tyre më të madh në histori nga vendi.

Këto të gjitha për ne janë motive beteje.

Ndaj dhe ne shpallëm betejë pa kthim.

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026