Korreshi: Basha s’kishte guxim të votonte në Kuvend heqjen e imunitetit të Berishës
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk kishte guximin të vinte në Kuvend dhe të votonte nismën për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Komentet Korreshi i bëri në Euronews Albania, ku tha se Basha këtë bën gjithmonë, ‘thotë do votojmë dhe nuk shkon në Kuvend të votojë’.
Ai shtoi se prej 8 javësh është ngritur një kauzë opozitare dhe Basha “rri dhe ha byerek”.
“Grupimi i Bashës nuk e ka guximin të shkonte në Parlament, sepse do përballeshin me atë ç’ka sajojnë në dokumentacion. Ne votojmë, kështu ka bërë gjithmonë Basha, ka 8 javë që thotë do votoj dhe s’ka ardhur kurrë të votoj. Nuk e di kishte frikë apo nuk kishte frikë të vinte në Kuvend. Ka 8 javë që është ngritur një kauzë opozitare dhe ai e ka mendjen të hajë byrek.
Defacto ka rënë imuniteti, pra moskontrolli trupor nga Policia ka rënë. Duhet një interpretim, unë jam për ta lënë të gjithë imunitetin. Është një nisëm që ne kemi bërë dhe ka rënë. Pra maxhoranca të shpjegojë pse nuk e votoi në vitin 2012. I thoni shokut Luli që edhe ai asaj t’i mëshojë se e ka firmosur në vitin 2021”, tha Korreshi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920