Votimi në Kuvend për imunitetin e Berishës, Kulluri: Do ketë debate në Kryesinë e PD
Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri, është shprehur se pas votimit në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-kryeministrit Sali Berisha, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, do të ketë debate në Kryesi.
Komentet Kulluri i bëri në Euronews Albania, ku tha se edhe ai vetë do të japë një mendim në Kryesi lidhur me këtë çështje.
Po ashtu ai shtoi se ka një paqartësi nga PD zyrtare lidhur me çështjen e arrestimit të Berishës.
“Beteja e 18 dhjetorit nuk ka qenë beteja ime, por beteja e PD zyrtare dhe e grupit të ‘Rithemelimit’. Përgjegjësinë për këtë e ka grupi Parlamentar dhe deputetët. Mendimin do e them në Kryesi. Do të diskutojmë përsëri në Kryesi për këtë çështje.
Do ketë edhe një debat brenda Kryesisë, nëse ka qenë vendimi i duhur apo jo. Do të ketë edhe një debat brenda Kryesisë nëse ka qenë vendimi i dukur apo jo. Kjo çështje do të jetë një çështje në vijim, por duhet të themi që qëllimi i Alibeajt është i qartë, ka bërë edhe relacion.
Të enjten nuk erdhi ta votonte. Pra nuk ka qartësi. Rëndësi ka kjo organizatë do të vazhdojë dhe a do të rritet apo jo? Unë kam vënë në dispozicion të kësaj partie integritetin tim, tezat politike që kam luftuar dhe po luftoj deri në fund”, tha Kulluri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:38 Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 12:30 Atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec, arrestohet vëllai i autorit të dyshuar dhe vetë 35-vjeçari
- 12:06 Kina hedh poshtë akuzat e Trumpit për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2020: Trillime të pastra dhe shpifje
- 12:02 Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht
- 11:54 Pas valës vdekjeprurëse të të nxehtit, Franca goditet nga moti i keq! Humbasin jetën 3 persona (VIDEO)
- 11:35 Andy Burnham drejt postit të kryeministrit, pritet të marrë sot drejtimin e Laburistëve