Berisha nga protesta: Kombi në një nga momentet më kritike të historisë

22 Dhjetor 2025 | 19:25

Duke folur nga protesta para kryeministrisë, kreu i PD, Sali Berisha, tha se kombi është në një nga momentet më kritike, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por gjatë gjithë historisë së tij mijëvjeçare.

“Në këto dhjetë vite, shqiptarët janë pakësuar më shumë se çdo epidemi, më shumë se çdo pushtet, më shumë se çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër. Shqiptarët në këto dhjetë vite të këtij regjimi kanë shkuar mbrapa 100 vite. Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet, kanë humbur të ardhmen, dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë vend të bekuar. Ndodhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multimilardier me paratë dhe pasuritë tuaja publike. Ai ka vendosur veten mbi çdo pushtet dhe mbi ligjin dhe Kushtetutën. Edi Rama hidhi sytë mbi këtë bulevard dhe nga sonte, ti kurrë nuk do të ndihesh më në Shqipëri, as në botë, si kryeministër, por si kapobandë. Sot jemi më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë, njërinlloj siç përmbysëm etërit e tyre 35 vite më parë. Opozita i faktoi botës se si Edi Rama i bëri votat tuaja farsë. Opozita faktoi se Rama është armik i pluralizmit. Faktoi se Rama është bos i karteleve të drogës. Dhe këto kanë një mesazh: në këmbë, shqiptarë, në misionin historik për të larguar Edi Ramën, për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar demokracinë dhe familjen shqiptare. Ndaj edhe ne jemi këtu sot. Jam i bindur se me të drejtë ka qytetarë këtu në shesh dhe të tjerë që na ndjekin dhe thonë: “Çfarë do bëjnë këta?”. Ju them atyre që pyesin: keni të drejtë, por ju jap fjalën që ne ose do vdesim, ose do rrojmë për liri. Mjerë ai që provohet me ne. Dhe e dini mirë se ne, kur kemi dalë me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur – kemi fituar. Mos e harro, Edi Rama: sheshi është i yni. Kudo që të jesh, nuk të ndahemi. Por ta jap fjalën se s’të ndahemi as në Surrel. Hapi sytë, shiko sa njerëz ka këtu, marshojmë drejt Surrelit. Ai na ka shpallur luftë,ne i shpllaim luftë, ia i ka shpallur luftë shqiptarëve ne i shpallim luftë armikut të shqiptarëve”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026