Berisha nga Shkodra: Nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës për president

2 Prill 2022 | 10:58

Partia Demokratike nuk do të votojë asnjë kandidat për president të propozuar nga Edi Rama.

Kështu deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha nga Shkodra, ku mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për martirët e 2 prillit.

Berisha tha se Komisioni i Rithemelimit nuk do të propozojë asnjë emër, por përjashtoi në mënyrë kategorike votën për një kandidat të Ramës, që siç tha do të ishte njësoj si të çosh kopjen e tij në Presidencë.

“Ne jemi opozitë dhe nuk mund të propozoj emër. Nuk votojmë asnjë kandidat të Edi Ramës për president. Është njësoj si të çosh kopjen e tij në presidencë kopjen e tij. Rama vuan nga kompleksi i vdekjes. Edhe në gjumë ngrihet llahtar nga unë”, tha Berisha.

Disa ditë më parë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se konsultimet për presidentin e ri kanë nisur.

Mandati i Ilir Metës përfundon në 24 korrik 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026