Berisha njofton datën dhe orën e mbylljes së fushatës elektorale
Ish-kryeministri Sali Berisha ishte këtë të shunë në Has, ku në kuadër të fushatës elektorale prezantoi kandidatin për bashkinë e këtij qyteti Miftar Dauti.
Berisha në fjalën e tij kërkoi mbështetjen për kandidatët e primareve dhe njoftoi datën dhe orën e mbylljes së fushatës elektorale.
Berisha tha se mbyllja e fushatës do të bëhet diotën e premte, më 12 maj, ora 19:00, në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.
“E bën këtë sepse ata qytetarë i ka vjedhur, i ka varfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre. Tani thotë më mirë të thonë se ky është halabak, se ky është i pacipë, por të mos thonë se i kam vjedhur, se i kam përzënë. Por ne do e ndëshkojmë atë me 14 maj pikërisht për këto krime që ai ka kryer.
Këto ditë janë ditët e finishit. Fitorja po ju pret ju, po pret popullin opozitar në Shqipëri. Le të rendim me shpejtësinë më të madhe drejt saj. Me datën 12 maj, në ora 7, ftoj banorët e Hasit, Tropojës dhe të gjithë Shqipërisë, të mblidhemi dhe të festojmë fitoren e datës 14 në Tiranë në sheshin Nënë Tereza.
Votoni numrin 1, koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Votoni Miftar Dautin, kandidatin e fitores.
I bëj thirrje Beqirit dhe Halitit. Tani, z.Mula, deri tani ka qenë me dy emra. Këto ditë u bëre me dy mbiemri, edhe Mula dhe Mielli. Jep dorëheqjen, mos shklo të kërkosh më votë, se je turpëruar me atë që ke bërë! Shko e pyet atë paraardhësin tënd, ai është socialist i vërtet. Është patriot, është hasjan, i cili e denoncon racizmin e Ramës, kurse ty të përdor si vegël. Jep dorëheqjen dhe ti. Mos u bëj mashë e tij, se të jap fjalën se me datën 15, Rexha, ti dhe Safet Gjici do të krijoni partinë e pabesisë”, tha Berisha.
LEXO GJITHASHTU:
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
Ministrja Ibrahimaj: 12 mijë sipërmarrje të reja, do të vijojmë mbështetjen për bizneset
Bizneset shqiptare investojnë në teknologji për t’u afruar me standardet e Bashkimit Evropian
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste