“Berisha ‘non grata’ i bie Ramës me flamurin e SHBA”-Çani: Doktori të takojë Putinin

7 Dhjetor 2023 | 22:31

Gazetari dhe moderatori Arian Çani është shprehur se nuk bën sens që ish-kryeministri Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA dhe Britania, të sulmojë kryeministrin Edi Rama me flamurin Amerikan.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai tha se nuk duhet të jetë kompleks të luash me dy porta dhe opozita sipas tij, veçse në Uashington, duhet të kryente takime edhe në Moskë.

“Opozita e sheh veten në cep të ringut. A jemi në këtë llogjikë? A të provokojë unë në kuptimin profesional të fjalës. Opozita sot duhet të ishte jo vetëm në Uashington, por edhe në Moskë. Berisha është non grata dhe del e i bie Ramës me flamurin amerikan dhe të NATO-s.

Sot Berisha duhet të ishte më Putinit. E kuptoni pse Rama është më i fuqishëm? Sepse nuk ka komplekse të tilla. Nuk është sot mëkat të luash me dy plane. Po sikur amerikanët të bëhen me rusët, ça do bëni ju? Berisha sot non grata nga Perëndimi dhe del me flamurin e Perëndimit”, tha Çani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026