Berisha pa imunitet, Boçi: Plan me disa pika i Ramës, kjo ishte goditja finale
Nënkryetari i Rithemelimit Luçiano Boçi ishte i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin, ku komentoi vendimin e parlamentit për t’i hequr imunitetin Sali Berishës.
Boçi e quajti heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin si kulminacionin e planit të hartuar nga kryeministri Rama për asgjësimin e opozitës.
Ai nënvizoi se pjesë e këtij plani nisi me lobimin për të blerë segmente të opozitës dhe më pas kaloi në pezullimin e statutit të PD me qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike.
“Në aspektin se çka solli unë them se Shqipëria mbylli atë fazën e demokracisë 30-vjeçare dhe tashmë jemi në një regjim miiks, tip aziatiku. Vendosja e regjimit në shkallën politike, autokraci politike, kombinuar me tregun e lirë, pasi liria ekonomike ekziston. Një model i Vietnamit, ta krahasoja me Kinën do ishte paksa me nota qesharake, pasi Kina është fuqi ekonomike. Është një vendim i marrë në parlament, është goditja e kreut të opozitës, është goditja finale e opozitës.
Nuk është se është kapur në shkelje të ligjit, kemi një proces dhe kemi një heqje të imunitetit. Kemi faza të ndryshme të goditjes së opozitës që në momentin që Rama vendosi këmbën në pushtet.
Kanë qenë të kërkuara dhe deklaruara nga ai. Fazat e goditjes kanë nisur nga lobimet që të jep mundësi pushteti. Kanë vazhduar me mbajtjen pezull të statusit juridik të PD dhe ajo që është më tinëzare është kapja e sistemit zgjedhor. Goditja finale është goditja e liderit”, tha Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 23:00 Begaj takohet me homologun polak: Integrimi i Shqipërisë në BE është domosdoshmëri gjeopolitike
- 22:09 Iranianë në protestë, Softa: Shërbimi sekret do kishte ndërhyrë nëse do të shfaqnin rrezikshmëri
- 21:49 Lulzim Zeqa rrëfen rolin e Jagos te “Otello”: Ambicia e shndërroi në një manipulator të pamëshirshëm
- 21:44 LIVE- Dita e 29-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 21:36 Qiraxhi ndaj detaje: Tentativa për grup drejtues dhe Kuvend janë të dëmshme për protestën
- 21:28 Mes flamingove dhe protestuesve, i riu i ulet në gjunjë të dashurës dhe i propozon për martesë (VIDEO)