Berisha: Pasardhësit e atyre që pushkatuan intelektualët, sundojnë sot Shqipërinë

26 Shkurt 2024 | 19:49

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se pasardhësit e atyre që pushkatuan intelektualët shqiptarë në kohën e komunizmit, sundojnë sot vendin në aleancë me bandat.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës nga dritarja e banesës së tij, ku po vuan dënimin me “arrest shtëpie” për akuzat për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Berisha tha gjithashtu se qëllimi i kryeministrit Edi Rama është një Shqipëri pa opozitë.

Reagimi i Berishës:

Të dashur miq.

Sakrifica sublime për vlerat janë një kushtrim i vërtetë sot për çdo shqiptar.

Janë një thirrje për të gjithë shqiptarët të refuzojnë, të hedhin poshtë këtë diktaturë, e cila nuk ka në bazë sot doktrinën e Marksit, por ka në bazë Aleancën e Qelbësirave, aleancën e pushtetarëve me bandat kriminale, me hajdutët, me trafikantët, me vrasësit, përdhunuesit, llumin e shoqërisë shqiptare.

Të dashur miq, ju rikujtoj sot se me porosi të Hitlerit shqiptar të pasluftës, Enver Hoxhës, listën e intelektualëve që duhej të ekzekutoheshin atë natë e bënë dy vrasës seriale, Mehmet Shehi dhe Edip Çuçi, nipi i të cilit sot drejton grupi parlamentar të partisë së krimit.

Sot partinë e krimit e drejton ish-bastardi i xhelatit hoxhist që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela.

Sot ekonominë e drejton Ballukja, gjyshi i të cilit ishte një xhelat i vërtetë, mori pjesë në pushkatimin e intelektualëve me hyrjen në Tiranë të forcave terroriste.

Ndaj dhe këta bastardë sigurisht nuk mund të vendosin këtu doktrinën marksiste dhe leniniste si bazë për sundimin e tyre. Por vendosin krimin, vendosin dhunën, vendosin vjedhjen, vendosin varfërinë, mohimin e të drejtave të opozitës, burgosjen e drejtuesve të saj, asgjësimin e të drejtave politike të opozitës në parlament.

Një Shqipëri pa opozitë është qëllimi i Edi Ramës dhe i mafies ndërkombëtare.

Një Shqipëri pa opozitë është synimi i narkoregjimit të tij.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026