Berisha: PD do falë të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin

6 Dhjetor 2024 | 14:08

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se akti i parë normativ në 100 ditët e para të marrjes së pushtetit do të jetë falja e gjobave absurde të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Duke i konsideruar këto gjoba absurde dhe antikushtetuese Berisha ftoi bizneset e vogla të mos i paguajë asnjë qindarkë KESH për to.

“Narko-shteti është një sistem gjobëvënës që nuk njeh ligje, as Kushtetutë, as moral. Pikërisht mbi këtë faktor bazohet vendimi i qeverisë së ardhshme të PD, me të cilin kjo parti rivendos ligjin dhe Kushtetutën edhe në fushën e cituar më sipër. Ftoj bizneset e vogla të mos paguajnë asnjë qindarkë KESH-it për gjobat absurde për furnizimin me energji dhe ujë të pijshëm. Në 100 ditët e para, do të jetë ky një nga aktet normative më të rëndësishme që do dekretojë qeveria e ardhshme. Prandaj dhe ky do jetë vendimi, pjesë e paketës të emergjencës ta quajmë, që do votojë mazhoranca e ardhshme pas zgjedhjeve elektorale. Kam theksuar dhe theksoj se nuk do të ketë më kurrë çmime të njëjta energjie si për atë që ka, ashtu edhe për atë që nuk ka. E vetmja në botë është Shqipëria e Edi Ramës. Çmimet do jenë të diferencuara ndjeshëm për minimumin e nevojshëm të energjisë së domosdoshme për jetën normale të një familje. Nuk mund të paguajë pensionisti apo ai që jeton me minimum jetik pas vendosjes së tij njëlloj si zengjini apo rrogëlarti”, tha Berisha mes të tjerave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026