Berisha: PD do prezantojë platformë për çmimet, për zgjedhjet lokale do të kemi kandidatët me përfaqësues
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale ka kritikuar qeverinë për politikat e çmimeve të karburantit dhe mbështetjen sociale.
“Qeveria mban qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit më të lartë në botë për naftën. Miliarderët që marrin për jahtet super luksoze e marrin naftën me 60 lekë litri, ndërsa fermeri detyrohet ta paguajë më 220 lekë litrin. Qindra fermerë do të falimentojnë dhe toka do të mbesë djerrë. Ky qëndrim është i pa shpirt, njëlloj si ai për pensionistët. U jep shumicës 2 kile domate shtesë mujore. Kjo është tallje e re për pensionistët”, tha kreu i PD.
Për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore, Berisha deklaroi se PD në ditët në vijim do të prezantojë një platformë për të ndihmuar qytetarët.
Kryedemokrati foli edhe për protestën që do të mbahet nga opozita më 17 prill.
“Nuk kemi synuar të marrim pushtet me dhunë, protestat tona i kanë patur, protestat tona nuk kanë arritur përmbyesjen e qeverisë, kanë përfaqësuar qytetarët shqiptarë me dinjite. Ne do vazhdojmë, shumë do donin skenarë të tjerë, por ky skenar paqësor është më i miri”, shtoi Berisha.
Ai u ndal edhe tek kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, duke theksuar: “Do të bëjmë gjithçka të kemi kandidatët me përfaqësues. Theksoj se rruga e vetme për zgjedhje të lira e të ndeshmë është largimi i Ramës.”
Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 08:52 “Një ushtar amerikan për çdo iranian të vrarë”, Irani kërcënon SHBA-në me hakmarrje
- 08:46 U përpoq të thyente bllokadën detare, SHBA-të sulmojnë cisternën e naftës në Gjirin e Omanit
- 08:40 Trump merr pjesë në Darkën e Korrespondentëve pas të shtënave me armë. Sulme, fyerje dhe batuta me gazetarët
- 08:25 Për herë të parë në histori, Gjykata Ndërkombëtare Penale shkarkon kryeprokurorin e saj. Akuzat ndaj tij
- 08:18 “Nuk do ta lejojmë këtë të ndodhë”, Trump paralajmëron prerë Iranin: Nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 08:13 Tensionet me Iranin, Trump konfirmon vizitën e Netanyahut në Uashington javën e ardhshme