Berisha për Euronews Albania: Protesta do të jetë e fuqishme

7 Korrik 2022 | 19:00

Protesta do të jetë e fuqishme. Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha për Euronews Albania pas zbriti nga banesa e tij, për t’iu drejtuar më pas selisë blu.

Berisha nuk iu përgjigj pyetjes së gazetares Elona Gjylmi, e cila i tha se ambasadorja Yuri Kim kishte kërkuar që protesta të ishte paqësore.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

Ashtu si në protesta e tjera, do të ketë një kordon policie para Kryeministrisë, ndërsa Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të qëndrojnë në mbikëqyrje të situatës dhe në gatishmëri për çdo rast.

Qe prej orës 16:00 kanë nisur kufizimet në qarkullimin rrugor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht rruga “Zhan Dark”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026