Berisha për mbylljen e kolegjit turk: Rama, vasal i Erdoganit

26 Shtator 2022 | 12:23

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri Edi Rama është vasal i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, pasi sipas tij, ky i fundit ka kërkuar mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se Erdogan e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapjen apo mbylljen e shkollave.

“Dua të dënoj edhe një herë, me ashpërsinë më të madhe, qëndrimin cinik, të ulët, të Edi Ramës ndaj shkollave, ndaj arsimit privat në Shqipëri. Ky vasal i shpifur i Erdoganit, i presidentit të Turqisë, i cili e konsideron Shqipërinë si një vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe një histori 26-vjeçare në Shqipëri, “Mehmet Akif”.

Edi Rama u tha shqiptarëve se shkaku i mbylljes ishte se miku i tij, me avionin e të cilit udhëton dhe e ka si taksi, ka blerë godinën. Gënjeshtar i lindur, i shpifur. Të na thotë pak, kopshti me 255 fëmijë, të gjithë të afërt me moshën e djalit të tij, çfarë kishe me kopshtin që mbylle? A mundet një kryeministër të bëjë betejë me 255 parashkollorë?”, theksoi kryedemokrati.

Rreth orës 10 të mëngjesit të së hënës u zhvillua protesta e gjimnazistëve të shkollës “Mehmet Akif”.

Me pankarta në duar dhe thirrje të emrit të shkollës njëzëri, nxënësit kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e institucionit.

Ata u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa thonë për mikrofonin e Euronews Albania se nuk ju kanë dhënë asnjë arsye mjaftueshëm të fortë sa për të justifikuar mbylljen e gjimnazit të tyre.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026