Berisha për video-skandalin e Gjicit: 500 mijë euro gjobë për të mos e dhënë filmin

30 Qershor 2023 | 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të parë video-skandalin e publikuar pak javë më parë, ku ish-kryebashkiaku Safet Gjici shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë.

Në një dalje për mediat, ai theksoi se disa persona në qeveri kanë gjobitur Safet Gjicin dhe gjoba flitet deri në 500 mijë euro për të mos e dhënë filmin, por mesa duket kjo gjë nuk ka funksionuar.

“Së pari, unë e kuptoj interesin, por çfarë mund të them unë janë tre variante.
Varianti i parë është ai që shpjegon Alma: ai ishte një seks për tender. Kur jua thosha unë këtu korrupsion erotik, më thoshit na thuaj raste, ja ku është rasti.
Varianti i dytë është se këtë ia bënë njëri-tjetrit. Grindje e brendshme mes klaneve të PS-së. Përmendin persona të ndryshëm, por unë dokumente dhe fakte nuk kam.
Tani ka një përpjekje, siç e shihni ju, që Almën ta paraqesin si agresore dhe Safetin si viktimë. Por kjo është unike në botë. Duket se pasi ka ndodhur historia, lëpirësit e qeverisë kanë gjobitur Safetin. Gjoba flitet deri në 500 mijë euro, për të mos e dhënë filmin.
Mirëpo ndodhi që filmi u dha dhe tani Safeti kërkon paratë edhe nga burgu. Tani kanë gjetur të thonë: Safet, këta ta ka organizuar Saliu. E kanë hallin që mos i kthejnë borxhin Safetit. Lidhur me Almën, ajo ka ardhur te unë. Unë si rregull nuk bëj publike bisedat, secili prej tyre është i autorizuar të bëjë publike bisedat. Është e vërtetë që ka ardhur, nuk është e vërtetë kurrë se nuk është praktika ime e luftës politike kjo, se Erion Veliaj nuk do ishte kurrë ky që është në detyrë, po unë jam Sali Berisha dhe nuk shkoj në këto veprime. Këtë e di edhe Erion Veliaj vetë.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026