Berisha për vrasjen e Xhuvanit: Gazment Bardhi ka pakt me Ballën

1 Korrik 2022 | 16:21

Sali Berisha i është rikthyer akuzave ndaj Gazment Bardhit në lidhje me ngjarjen e 21 prillit të vitit të shkuar në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Ai tha se Gazment Bardhi ka përgjegjësi politike, pasi për shkak të paktit me Ballën, e ka lënë vetëm efektivin Arbër Papleka, i cili akuzohet së qëlloi ndaj Xhuvanit.

“Gaz Bardhi dhe cilido tjetër duhet të kërkonte hetimin e plotë. Çfarë duhet të jetë ai që nuk ndjen përgjegjësi për këtë? Shumë, shumë keq. Ai ishte me ty, ai ishte në zyrat tuaja, e kishe marrë ti, dhe tani rri në fatin tënd, sepse bëhet marrëveshje me Taulant Ballën”, tha Berisha.

Akuzave, Gazment Bardhi iu përgjigj në rrjetet sociale, duke thënë se pret me qetësi fundin e hetimeve që do të zbulojë të vërtetën.

Berisha foli edhe për nismën e qeverisë që vetëm dy ditë më parë ka prezantuar draftin për ngritjen e agjencisë që do të merret me menaxhimin e kanabisit në Shqipëri.

“Për PD dhe për shqiptarët kanabisi është krim dhe vetëm krim, është një damkë e madhe që i bëhet vendit, është një mbështetje e fuqishme për krimin”, u shpreh kryedemokrati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026