“Berisha po përgatit partinë për atë që do ndodhë”, gazetari tregon prapaskenat
“Berisha do ta pranojë vendimin e gjykatës më 26 dhjetor”, kështu tha gazetari Ardit Hoxha në emisionin “Review” në Euronews Albania.
Ai shpjegoi se duke parë lëvizjet e fundit të ish-kryeministrit, duket se Berisha po e përgatit Partinë Demokratike për situatën në të cilën mund të gjendet pas dhënies së vendimit.
“Unë mendoj se zoti Berisha me aktet që ka bërë ditën e djeshme , por edh enë ditën e sotme dhe me organizmin e Partisë Demokratike, në një farë mënyre, pa e thënë po e pranon dhe po e lë të nënkuptuar që masën e arrestit që pritet të jepet në datën 26 dhjetor si vendim nga gjykata do ta respektojë.
Të paktën kjo është pritshmëria si gazetar që kaloj një pjesë të madhe të kohës në selinë e Partisë Demokratike. Shtuar këtyre informacioneve, janë edhe këto lëvizjet e fundit, riorganizimi, ndarja me katër rajone, caktimi i katër koordinatorëve të cilët do jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me kryetarin e Partisë. Kjo po bëhet për të përgatitur partinë për këto kushte dhe situatë të re, në të cilën mund të gjendet partia pas datës 26 dhjetor”,-tha gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Sot shkojnë si Çeçua të gjithë në SPAK”, Koçi: Strategjia e Berishës, e dështuar
- “Sillet si i pandehur, i falet”-Ngjela: Berisha e votoi vetë SPAK, ja ç’mund të bëjë
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë