“Sot shkojnë si Çeçua të gjithë në SPAK”, Koçi: Strategjia e Berishës, e dështuar
Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi tha se strategjia që po ndjek ish-kryeministri Sali Berisha për t’u përballur me drejtësinë, është një strategji e dështuar.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania ai tha se Berisha shkon të protestojë para SPAK-ut për inceneratorët, ndërkohë që SPSK e kërkon për sqarime, kjo gjë sipas tij është absurditet.
“Se ç’kuptim ka që t’i je nën akuzë nga SPAK-u dhe thua do bëjë protestë para SPAK-ut për inceneratorët, ndërkohë ty të kërkon SPAK-u që t’i përgjigjesh. Gjithsesi kjo është një strategji që ka zgjedhur ai. Për mua është strategji e dështuar. Për mua duhet të zgjidhte rrugën normale. Nuk e bëri, kjo është çështje e tij.
Petro Koçi tha gjithashtu se SPAK-u është një histori suksesi, pasi tani po dalin para drejtësisë ata që konsideroheshin si të paprekshëm dhe “elefantë të politikës”
Unë mendoj se SPAK-u është një histori suksesi, unë e kam quajtur republikë të re. Me këtë që po ndodh, jo me Berishën, por me këtë që po bën SPAK-u jemi në situatën e një republike të re. Nuk kishte bërë vaki kurrë që këta të paprekshmit të mëdhenj, të pandëshkueshmit, elefantët ose ciklopët e politikës, të guxonte njeri t’i thërriste në Prokurori. Sot shkojnë si Çeçua”,-tha deputeti i Partisë Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë