Berisha: Procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur

5 Nëntor 2022 | 12:51

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë një komunikimi online me qytetarët se procesi i Berlinit e groposi Ballkanin e Hapur.

“Pa diskutim Ballkani i Hapur është më i vdekur. Procesi i Berlinit, në samitin e fundit, marrëveshjet e firmosura nga 6 vendet e Ballkanit, groposën projektin e Ballkanit të Hapur, në të cilin këto marrëveshje ishin në axhendë, por Kosovës i jepej e drejta e firmos jo si vend i barabartë mes të barabartëve, siç ndodhi në këto marrëveshje. De facto, Serbia njohu letërnjoftimet e Kosovës dhe kjo përbën një arritje të madhe”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, që pritet të zhvillohet të shtunën e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë të shtunë ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetet e tij sociale. Gjatë fjalës së...
12:46 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026