Berisha: Rama e shiti detin, u dha grekëve pasurinë e gazit dhe naftës së detit Jon

26 Shtator 2022 | 18:32

Kryedemokrati Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se ky i fundit ia ka shitur detin grekëve.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PDs-ë, Berisha tha se Rama u dha grekëve të gjithë pasurinë e gazit dhe naftës së detit Jon.

“Dy fjalë dua të ju them, për marrëveshjen e detit. Edi Rama është një shkelmues i interesit kombëtar.

Marrëveshja e detit e firmosur në 2009, nuk mund të them se ishte e përsosur, por ju them këtë; një ekspertizë shumë serioze ndërkombëtare shprehet se linjat e përcaktuara, mund të rezultojnë pikërisht këto që janë përcaktuar, dhe mund të fitojë Shqipëria diçka më shumë.  Por vendos një kusht, me kusht që Greqia të mos kalojë në 12 milje dhe Greqia ishte me 6 milje. Greqia pranoi të shkojmë në gjykatë me marrëveshjen e 6 miljeve. Pranoi sepse ajo e pa që qeveria shqiptare bëri përpjekjet më të hapura për zgjidhjen e problemit.

Një gjykatë, që ishte ajo Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen, por kjo marrëveshje kishte një shans, shansi i saj ishte ligji dhe gjykata ndërkombëtare, për arsye se në Kushtetutën e Shqipërisë ajo prevalon mbi gjykatat e vendit.

Këta, verbërisht zhbënë gjithë këtë punë që ishte bërë, nisën marrëveshjen nga e para me Koçiasin dhe pas tre vitesh, apo 4 vitesh negociata kur po shkonin ta firmosur marrëveshje të re totalisht, e kishin hartuar në kundërshtim flagrant me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Nuk mund ta bënin. Dhe i thotë palës greke, tani nuk na le gjykata. Cila gjykatë, njerëz jo serioz, por ne negociuam 4 vite.

Në këtë rast, Greqia përdori atë të drejtë  që nuk mund ti mohohej, në ligjin ndërkombëtar ajo ka të drejtë të ketë 12 milje. Çfarë bëri Rama. Edi Rama e njohu këtë të drejtë. Faktikisht shiti detin.  Po pse e shiti. Marrëveshja e vitit 2009 po shkonte në gjykatë dhe ky zotëri ka bërë çdo hap tani në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vazhdon ta bëjë atë të paqenë, ç’ka nuk mund ta bëjë.”- tha Berisha.

Berisha deklaroi ndër të tjera se kreu i qeverisë, Edi Rama, e trajton Shqipërinë sikur ta ketë çiflig të vetin.

“Për këtë nuk  ekziston as gjykatë, asgjë tjetër. Sillet sikur ta ketë Shqipërinë çiflig të vetin.  Një gjë dua të ju them, në marrëveshjen e 2009, të gjitha zonat e gazit dhe naftës binin në territorin e Shqipërisë, në ujët territoriale të Shqipërisë.  Në marrëveshjen që do të firmoset me 12 milje, ato kalojnë në republikën helvetike dhe shuma është miliarda euro. Pra ky është aspekti i Edi Ramës me interesin kombëtar.  Nuk ka vend në botë që të tolerojë një tradhtar si ky në krye të qeverisë, përveç shqiptarëve”- tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026