Berisha: Rama kërkon të shpëtojë vëllanë me zhdukjen e Ervis Martinajt

9 Shtator 2022 | 18:29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se vëllai i tij dhe i shumëkërkuari Ervis Martinaj, janë dy biznesmenët e mëdhenj të lojërave të fatit.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë dhe intelektualë në Prrenjas, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë kërkon të shpëtojë të vëllanë, me zhdukjen e Martinajt.

“Unë nuk kam asnjë sendiment se nuk e njoh fare Drejtorin e Policisë, por që të shkarkosh një njeri pa dhënë një motiv, kjo tregon që ti nuk respekton ligjin. Pastaj e mbyllte në fund duke e pyetur, pas një muaji që është zhdukur, të më sqarohet çështja e Ervis Martinajt. Çdo shqiptar e di që ai ishte biznesmeni, legal apo ilegal i lojërave të fatit. Olsi Rama ishte biznesmeni në hije i lojërave të fatit.

Këtë e dinë të gjithë, se kush i luante bastet, këta të dy ishin. Zhduket njëri, hesht një  muaj dhe mendon se njerëzit nuk e dinë se vëllai i tij ishte një njeri që merrej me baste jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani edhe me radhë. Mendon se në këtë mënyrë i lau duart me zhdukjen e një njeriu”, theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale

Të enjten, më 23 korrik, ishte lajmëruar të mbahej seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, me rend dite edhe prezantimin e raporteve të...
17:41 | 21/07/2026

Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet

Kryeministri Edi Rama është rikthyer te aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, gjatë një takimi me banorët e zonës këtë të martë,...
16:35 | 21/07/2026