Berisha: Rama kundër Albin Kurtit, kërkon të amnistojë krimet serbe në Kosovë

26 Shtator 2022 | 17:55

Kreu i PD-së Sali Berisha, deklaroi se Kryeministri Edi Rama, është kundër homologut të tij kosovar Albin Kurti.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, hodhi akuza ndaj kreut të qeverisë duke thënë se po kërkon të amnistojë krimet serbe në Kosovë

“Edi Rama në qëndrimin ndaj Aleksandër Vuçiç dhe Beogradit, shkelmon mbi gjakun e dhjetëra mijëra shqiptarëve vetëm në luftën e fundit.

Çfarë je ti zotëri, na thuaj, që kërkon të arkivosh gjenocidin dhe krimet e luftës që ka kryer Serbia në Kosovë. Çfarë autoriteti ke ti përveç skllavërisë ndaj Vuçiçit.

Si mund ta bësh një gjë të tillë. Shpjegojua shqiptarëve, janë 1500 fëmijë të djegur të gjallë, të vrarë, të therur në luftën e fundit.

Në cilin traktat, ligj ndërkombëtar është shkruar që gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit të mos konsiderohen.  Vetëm në vasalitetin tënd ndaj Vuçiçit janë të shkruara këto”- deklaroi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ashpër pas episodit të fundit të podkastit “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë se...
13:59 | 28/06/2026

“Ata kanë nevojë që zgjidhja të mos vijë kurrë, Rama: Protestat po ushqehen nga aktorë që kërkojnë kaos

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individë, organizata dhe aktorë...
10:23 | 28/06/2026

Rama: “The Albanian Files” është një botim i pavarur, kritikat u nxitën nga një tekst autoironik

Kryeministri Edi Rama ka komentuar polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të nxitura nga keqinterpretimi...
10:03 | 28/06/2026