Berisha: Rama në përpëlitjet e fundit! Qytetarët të vendosur të na mbështesin
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të mërkurë një një takim me deputetët e Partisë Demokratike, pjesë e Rithemelimit.
Në fjalën e mbajtur, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se po shpërndan fonde qindra milionë euro vetëm për fushatën elektorale.
Ish-kryeministri theksoi se qytetarët janë të vendosur të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit.
“Edi Rama është në përpëlitjet e tij të fundit. Sot, gazeta më e lexuar në Europë, ia numëronte të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.
Ndaj te qytetarët ka një pakënaqësi të gjithanshme. Ka një ndërgjegjësim të plotë se Edi Rama e ka konsumuar me turp, kohën e tij.
Axhendat po i rrokullisen, por rrokullisjen e plotë duhet t’ia japin shqiptarët dhe ta bëjnë sa më shpejt të përshtatshëm për ligjet e kodeve penale në Shqipëri dhe SHBA.
Nuk ka të ndalur, nuk ka asnjë lloj kufiri nuk njeh. Po shpërndan fonde qindra milionëshe me qëllimin e vetëm elektoral.
Por është në detyrën tonë të bëjmë transparencë të plotë, të regjistrojmë çdo veprim të tij dhe t’i themi se populli të ka futur në rreth të kuq.
Se drejtësia amerikane në SHBA do të flasë për ty, por nuk është e largët kur të flasë drejtësia në Shqipëri. Natyrisht jo SPAK-i i partisë. Aty edhe prokurorët kanë nisur të personalizohen, njëri i Damianit, tjetri i këtij. Tani janë bërë me prokurorë personalë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një situatë dramatike.
Por të gjitha këto marrin përgjigje të merituar më 14 maj, ku qytetarët janë të vendosur, janë të gatshëm të mbështesin opozitën dhe t’i japin një kthesë për mbarë vendit, demokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)
Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës