Berisha: Rama përdori Soros-in dhe FBI-në për të më shpallur “non grata”

3 Shkurt 2023 | 19:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama përdori miliarderin George Soros dhe FBI-në, për ta shpallur atë “non grata”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se për ta arritur këtë, Rama fillimisht mori peng Lulzim Bashën, ish-kreun e PD-së.

“E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan gjer nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai në kundërshtim me çdo ligj i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën  e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës. Ky demon pushteti që urren kundërshtarin njëlloj si i ati i tij xhelat, si daja i tij xhelat, bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën.

Vetë Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij thotë, se bazë për këtë vendim kanë qenë edhe aktet dhe raportet të kontrollit antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Raporte që nuk ka njeri në Shqipëri ti ketë lexuar, përveç atyre duarve të zeza që i kanë shpifur dhe dërguar. Raporte që nuk janë publikuar, nuk kanë parë dritën. Pra njëlloj si paratë e fshehta që ju dorëzuan McGonigal për veprën e tij të zezë edhe këto raporte”, theksoi kryedemokrati.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026