Berisha: Rama shkeli ligjin e sportit, e shndërroi klubin “Partizani” në zonë urbane

22 Nëntor 2023 | 12:43

Ish-kryeministri Sali Berisha, mbajti këtë të mërkurë një deklaratë për media, ku foli sërish në lidhjet me akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij dhe dhëndërit Jamarbër Malltezi.

Ish-kryeministri hodhi akuza ndaj kryeministrit Rama, ku sipas tij ky i fundit në rolin e kryebashkiakut të Tiranës, shkeli ligjin për sportin duke e shndërruar totalisht klubin sportive në zonë urbane.

Berisha i cilësoi hetimet si të iniciuara politikisht dhe paraqiti sërish lejen e ndërtimit të firmosur nga kryeministri Rama.

“Edi Rama, i tronditur, i tmerruar nga krimet e tij, ka urdhëruar grupi e organizuar kriminal brenda SKAP-it dhe në Gjykatën Speciale të shkruajë Kushtetutën në tavolinë sipas porosisë së tij.

Shkruarja e Kushtetutës në tavolinë sipas porosisë së Edi Ramës, përbën aktin më të rëndë antikushtetues të 32 viteve të fundit. Akt të cilin, nuk e ka lejuar vetes ta bëjë gjer sot asnjë gjykatës, asnjë prokuror, në asnjë qeveri dhe cilido të ketë qenë ai.

Pas kësaj, fshihen të gjitha veprimet tjera, të grupit të strukturuar kriminal Kraja-Millonai-Gjoka.

Unë jam zotuar të vazhdoj me ju, gjyqin publik kundër Edi Ramës për një mungesë të një dokumenti në seancën e parë, jam i detyruar të rikthehem prape, me një plotësim të asaj seance.

Siç e patë, Edi Rama për ndryshimin e destinacionit, në kundërshtim flagrant me ligjin, të klubit sportiv Partizani nga terren sportiv në zonë urbane, u fsheh duke mashtruar pas ndryshimit të ligjit.

E vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori.

Kjo është firma e Edi Ramës. Leja e ndërtimit!

Kjo është leja e sheshit të ndërtimit dhe këtu është firma, në dhunim flagrant të ligjit, e Edi Ramës.

Ndryshimi prapa të cilit u fsheh Rama, e dënon Ramën. Rama dënohet sepse neni 31, ky nen ka kusht, terrenet sportive privatizohen nga pronari ose jepen me koncesion, me kusht që të mos u ndryshojë destinacioni.

Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, nën drejtimin e Artan Agollit dhe Majlinda Dhulit. Udhëheqës Edi Rama, asistent Ed Shalsi.

Zona këtu 12-12 është zona e klubit Partizani, të cilën Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane.

Pjesa tjetër, Edi Rama në kundërshtim me ligjin e urbanistikës, në kundërshtim me ligjin për sportet të amenduar, e shndërron kundrejt një valixhe, supozohet me euro apo dollarë, e shndërron në zonë urbane tërësisht:, tha Berisha.

Pra, nëse për të parën tha se aty kishte disa baraka, magazina, këto ishin fusha. Fusha futbolli, volejbolli, basketbolli, etj.

Pra, është Edi Rama, ai që ka shkelur ligjet e vendit. Është Edi Rama ai që duhet të gozhdohet nga një drejtësi e vërtetë dhe jo Sali Berisha.

Sali Berisha përkundrazi u ka dhënë garanci terreneve sportive që nuk mund të ndryshojnë destinacionin.

Kjo është e vërteta. Dhe nëse ka një fajtor të vetëm në të gjithë çështjen, ky është Edi Rama, shkelësi i ligjit mbi bazë korrupsionin.

Ai mashtroi shqiptarët kur tha se këto të tjerat erdhën pas ndryshimit të ligjit për sportin. Por ja që ligji i sprtit u ndryshua për pronësinë e pronarit, por nuk u ndryshua kurrë për destinacionin.

Kjo u bë në kundërshtim me përcaktimet e ligjit të sportit që destinacioni nuk ndryshon”, tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026