Berisha: Sheshet ushtojnë, fushata flet për një rikthim të paprecedentë timin

7 Prill 2023 | 12:37

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti këtë të premte konferencën e përjavshme gazetarët, ku gjatë fjalës së tij u fokusua kryesisht te zgjedhjet lokale të 14 majit.

Berisha nënvizoi se starti i jashtëzakonshëm të Berishës flet për një rikthim të paprecedentë për të tij në skenën politike.

Ai tha se sheshet ushtojnë nga fitorja në çdo vashki ku po mbajnë fushatën elektorale, kandidatët e primareve.

“Së pari, shfrytëzoj këtë takim me ju për t’u përcjellë përshëndetjet më të përzemërta demokratëve për startin e jashtëzakonshëm të fushatës elektorale, fushatës së fitores.

Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale.

Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, për të parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, të rejat, burrat, gratë dhe qytetarët shqiptarë në mbarë vendin.

Këto flasin për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së. Ky fenomen ka tmerruar Edi Ramën.

Edi Rama e ndjen se urrejtja popullore ndaj pushtetit të tij monist, ka kufi vetëm qiellin.

Edi Rama e ndjen se me shpopullimin e kalkuluar, pra gjenocidin që kryen ndaj shqiptarëve, konsiderohet një nga armiqtë më të rrezikshëm në histori të këtij kombi.

Edi Rama e ndjen se me vjedhjet e mëdha që u ka bërë shqiptarëve, është i pashpresë.

Shqiptarët presin me padurim 14 majin, presin për të votuar si qytetarë të parë, kandidatët e primareve, njëherazi për të rivendosur pluralizmin politik në Shqipëri dhe për të firmosur ndryshimin e madh, i cili ka si synimin më kryesor mëkëmbjen ekonomike të shqiptarëve. Mëkëmbjen e biznesit në Shqipëri, mëkëmbjen e fermerëve shqiptarë, shpresën tek mbarë shqiptarët se ky vend bëhet, mbështetjen e të rinjve shqiptarë në hapat e tyre të para.

Ajo që shihni ju në ekrane televizive, me gjithë përpjekjet e tmerrshme për të na censuruar, megjithatë nuk është një përpjekje kaq e suksesshme, mund të themi se kjo është pranvera e madhe e shpresës së shqiptarëve.

Pushteti po dridhet, është në përpëlitjet e tij. Pra, shpresa vjen me opozitën. Ndryshimi vjen me opozitën”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026