Berisha: Shpopullimi është plagë e madhe, të rinjtë të jenë në qendër të vëmendjes

15 Dhjetor 2022 | 14:11

Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin me fituesit e primareve për zgjedhjet e 14 majit përmendi dhe shpopullimin e Shqipërisë.

Në fjalën e tij ai theksoi se shpopullimi është plaga më e madhe e vendit tonë, ndërsa tha se tashmë e gjithë vëmendja duhet të fokusohet te rinia.

Sipas tij nëse ikin të rinjtë ka ikur e ardhmja.

“Ju e shihni se cila është plaga e madhe e Shqipërisë sot. Një plagë e tmerrshme, largimi masiv i rinisë. Kjo është e vërteta.

Ne po mbetemi absolutisht me të ardhme fiktive. Se po të iku rinia, në të gjitha aspektet, të ka ikur e ardhmja. Ndaj dhe, në programin tuaj, të cilin ju filloni ta hartoni pas një pune intensive në çdo skaj me çdo komunitet të territorit të bashkisë tuaj, do të vini në epiqendër të rinjtë, interesat, shkollimin, potencialin, shpalosjen e potencialeve të tyre. Pra, shqiptarët presin nga ju dhe PD që ju bashkitë t’i shndërroni në bashkitë e rinisë”- theksoi Berisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026