Berisha: Si lidhet sulmi i Ramës ndaj Kurtit me dosjen “Mc Gonigal” dhe Rusinë
Ish-kryeministri Sali Berisha tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” se autoritetet e Kosovës të cilat sipas tij e refuzuan takimin me kryeministrin Rama meritojnë lavdërimin më të madh. Sipas tij ata kanë refuzuar të takojnë një person i cili po lufton kundër tyre për interesa personale.
“Kurti refuzoi formatin e kërkuar nga Rama për diskutimin e draftit, kështu u shpreh Rama. në këtë kontekst unë mund të them se autoritetet e Kosovës meritojnë lavdërimin më të madh që refuzuan një diskutim dhe një debat me një person që është tërësisht jashtë kuadrit zyrtar të negociatave”,-tha ish-kryeministri.
Berisha tha gjithashtu se kryeministri Rama e bën të gjithën për arsye personale dhe tha se çështja McGonigal lidhet me këtë çështje pasi Rama është i aftë të bëjë gjithçka edhe kur ato vende i quan vende mike.
“Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama kanë një qëllim ndarjen e Kosovës. Të dal te interesat personale, janë të tmerrshme. Procesi i Edi Ramës i cili nga një anë flet për komunitet euro-atlantik, nga ana tjetër është kryeministri që ka korruptuar me ryshfet udhëheqësit e komunitetit euro-atlantik si të ishte një vend jo mik, shefin e kundërzbulimit të New York-ut të metropolit të botës për të angazhuar në betejë private kundër opozitës shqiptare që ai kishte në detyrë. çdo përfaqësues i SHBA-së që ka ardhur në Shqipëri ka deklaruar para shqiptarëve se afera McGonigal ëhstë në gjykim. Këto çështje ndërlidhen si mishi me thoin, pasi Rama po tenton të tregojë se është një “good guy”, pasi do t’ë zbusë ndëshkimin e merituar sepse ka kryer aktin më të paimagjinueshëm ka tentuar të korruptoj shefin e kundërzbulimit të New York-ut”,-tha Berisha për Euronews Albania, në një intervistë me gazetarin Andrea Danglli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Si lidhet sulmi i Ramës ndaj Kurtit me dosjen “Mc Gonigal” dhe Rusinë
- Memli Krasniqi: Kosova po izolohet! Më dhembi ajo që tha Rama dhe refuzimi i Kurtit
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë