Memli Krasniqi: Kosova po izolohet! Më dhembi ajo që tha Rama dhe refuzimi i Kurtit
Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës tha për “Now me Erla Mëhillin” se e ka pritur me shumë dhimbje lajmin e djeshëm për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive. Ai tha se kjo vetëm konfirmoi edhe një herë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën janë në momentin e tyre më të keq.
Ai shtoi gjithashtu se e gjithë situata e krijuar mes dy vendeve nuk bën gjë tjetër v eçse i dëmton të dy shtetet e sidomos Kosovën, e cila po izolohet gjithnjë e më shumë.
“Vërtet ishte fatkeqësi që u prish një traditë tepër e rëndësishme që ka qenë krenari për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo vetëm konfirmoi raportet e Kosovës me Shqiëprinë në dy vitet e fundit, që kur Albin Kurti është kryeministër i Kosovës, se asnjëherë marrëdhëniet mes dy vendeve nuk kanë qenë më të këqija dhe në një nivel më të ulët se në këtë periudhë.
Unë vërtet kam shpresuar se mbledhja do të mbahej pasi tashmë Kosova po izolohet nga të gjithë aleatët e saj ndërkombëtarë, nga perëndimi, nga shtetet e bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Europian, unë mendoj se Kosova ka vërtet nevojë të jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Ndaj e kam marrë me shumë dhimbje lajmin e djeshëm, por edhe arsyetimin e kryeministrit Rama për të mos e takuar atë gjatë gjithë javës. Unë nuk mund ta justifikojë kryeministrin e Kosovës që refuzon kryeministrin e Shqipërisë. Këto ego që ndikojnë këtë raport dalin jashtë racionalitetit. Dëmi u bëhet të dy vendeve”,-tha Memli Krasniqi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit