Berisha- simpatizantëve: Rama, vëlla siamez i Enver Hoxha, do të na lërë pa opozitë

14 Janar 2024 | 19:16

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili që prej 30 dhjetorit ndodhet në “arrest shtëpie” në banesën e tij në Tiranë, u është bashkuar me anë të një fjalimi të mbajtur nga dritarja demokratëve të cilët vijuan me protestën e tyre në rrugën “Mustafa Matohiti”, të njohur ndryshe si “rruga e Salës” .

Berisha e ka quajtur të shenjtë aksionin e opozitës ndërsa tha se kryeministri Edi Rama i ka trajtuar  shqiptarët më keq se pushtuesi mëi egër. Ai tha gjithashtu se kryeministri Rama është njësoj e madje e cilësoi “vëlla siamez” të diktatorit Enver Hoxha, pasi do ta lërë Shqipërinë pa opozitë.

Erdhët në këtë rrugizë dhe e shndërruat atë një rrugë shprese, në një rrugë guximi, në një rrugë dinjiteti, për çdo shqiptar që i thotë dinjiteti, dinjitet, lirisë, liri, shpresës shpresë. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është e shenjtë për njeriun liria e tij. Kjo betejë është e shenjtë aq sa është për njeriun e i shenjtë dinjiteti i tij, aq sa është për qytetarin i shenjtë dheu i tij. Miqtë e mi, Edi Rama, mafia e tij shtetërore u vërsul me tërbim kundër fjalës së lirë, mbylli televizione , mbylli media i shembi kryeqytetit dhe kombin,  simbolin  Teatrin e tij Kombëtar. Rama i trajtoi shqiptarët në Astir, te Unaza njëlloj si një pushtues i egër.

Mashtori studentët. Edi Rama në projektin e tij ogurzi të përqendrimit të gjithë pushteteve në duart e tij vendosi votën e shqiptarëve, vullnetin e tyre në kontrollin e banda ve dhe të krimit të tij. Ai ia doli me fuqinë e korrupsionit të mposhtë opozitën, të kontrollojë opozitën dhe pas kësaj mendoi se Shqipëria pa opozitë, se Shqipëria e xhaxhait të tij, e dajos së tij që firmosi ekzekutimin e Genc Lekës, Vilson Blloshmit, e dhjetërave intelektualëve shqiptarë, njësoj si Shqipëria e babait të tij që firmosi varjen në Litar të Havzi Nelës të ishte një Shqipëri pa opozitë ku ai si padrino  të merrte çdo vendim dhe të kryente çdo akt.

Nga kjo tribunë e juaja, tribunë e lirisë, e dinjitetit i guximit, ju ftoni dhe aderoni ndjenjat patriotike të çdo shqiptari. Shqiptar, atdhetar  kudo që jeni mos harroni që në Tiranë sot është një armik i egër i kombit shqiptar, i cili në raport me pjesë të tjera të kombit  është vëlla siamez i Enver Hoxhës. Sa erdhi në pushtet, pa bërë betimin, fluturoi në Kosovë. E pritën si kryeministrin e Shqipërisë në Parlament, hyri si bandit dhe boshatisi parlamentin sepse fyu historinë e Kosovës arkitektin e pavarësisë së saj të pavdekshmin Ibrahim Rugova”,-tha ish-kryeministri Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026