Berisha: Situata në vend është alarmante, PD-ja të dalë në fushëbetejë

3 Qershor 2022 | 17:44

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se situata në vend është më alarmante se kurrë, ndaj dhe partia duhet të dalë në fushëbetejë.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se Tirana nuk mund të shndërrohet në Beogradin e vogël, apo në shtojcë të saj.

“Është e domosdoshme që në parti të fillojë një debat për të gjitha këto zhvillime. Partia duhet të dalë në fushëbetejë. Nuk mund kush të luajë me fatet e shqiptarëve. Nuk mundet kurrkush ta shndërrojë Tiranën në Beogradin e vogël. Nuk mund të ndodhë kjo. Nuk mundet të mbajë një parlament që mohon gjakun e shqiptarëve në Kosovë.

Çfarë presim ne? Të kthehemi në shtojcë të Beogradit? Çfarë presim patriotët më shumë, se sa t’u thuet se nuk pranojmë gjenocidin serb në Kosovë, sepse nuk na lejon Vuçiçi me Ballkanin e Hapur. Situata është më alarmante se kurrë, është emergjente”, tha Berisha.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD filloi me një minutë heshtje në nder të ish-presidentit Bujari Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.

Me propozim të Edi Palokës, Nishani u shpall kryetar nderi i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026