Berisha: S’ka ndodhur që deputetët të futen nga dritarja, kjo është fytyra e Ramës
Sali Berisha në një deklaratë për mediat komentoi përplasjes para Kryesisë së Kuvendit ku disa deputetë u futën nga dritarja e institucionit.
Ai theksoi se kjo gjë nuk ka ndodhur në historinë e botës duke shtuar se kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Më tej ai shtoi se betejën me Ramën do e vazhdojnë deri në fund.
“Opozita nuk përjashton asnjë hap, por ju e shihni që ajo po bën një betejë me një vendosmëri, e cila e futi parlamentin në klandestinitet.
E futi parlamentin në klandestinitet në kundërshtim të hapur me rregulloren e tij.
Sot parlamenti i Shqipërisë funksionon në Zoom, i cili parashihet në gjendje të jashtëzakonshme dhe në pandemi, asnjëherë tjetër.
… Opozita, ju garantoj se do vazhdojë betejën e saj gjer në fitoren e sigurt të kauzës së drejtë.
E provuan sot, sot mbyllën dyert në aktin më të turpshëm në histori për deputetët imunitarë, për të ardhur në zyrën e tyre.
Ata u futën nga dritarja, dështuan. Në historinë e botës nuk ka një rast të tillë. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
… Betejën tonë do e vazhdojmë me regjimin e Edi Ramës. Garda e Republikës janë rrogëtarë për ne… por bëjnë gabimin më të madh që zbatojnë urdhra antiligjorë. Për këtë ua them.
Ata janë zyrtarë, janë njerëz, punonjës, të cilët në ligjin e tyre, si ata dhe policia, të gjithë, kanë një nen: nuk zbatohen urdhrat antiligjorë. Ua rikujtoj këtu. Nuk zbatojnë urdhra antiligjorë.
… Qytetarët janë të gatshëm për protestë, por siç e shihni e kemi marrë këtë me shembull personal.
Ata që do t’i thërrasin në protestë, duhet të japin njëherë shembullin e tyre personal të protestës dhe besoj se po e japim”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë