Berisha: Sot nis qëndresa e opozitës, Rama e bëri parlamentin institucion personal

19 Tetor 2023 | 10:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se sot do të nisë qendresa permanente e opozitës. Ai së bashku me grupin e deputetëve të rithemelimit dhe ata mbështetës të grupimit të Gazment Bardhit, kanë bllokuar punimet në seancën e sotme plenare gjë që bëri edhe anulimin e seancës për ditën e sotme.

Ermonela Felaj, nënkryetare e Kuvendit tha se seanca e planifikuar për ditën e sotme do të zhvillohet në një moment të dytë, ndërsa paralajmëroi se do të merren masa për të gjithë deputetët që bllokuan foltoren.

Berisha nga ana tjetër tha se opozita do të bëjë qëndresë pasi sipas tij parlamenti është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës.

“Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare.

U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal.

Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën.

Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA.

McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza”,-thuhet në deklaratën e Berishës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026