Berisha: S’takohem me Yuri Kim-in pa më kërkuar falje, të respektojë votën në PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duhet t’i kërkojë falje atij dhe demokratëve, në lidhje me deklatarën e bërë disa muaj më parë, ku i kërkonte anëtarësisë që mos ta votonte atë në krye.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha theksoi se që kur Yuri Kim u tha demokratëve diçka të tillë, ajo i ka prishur marrëdhëniet me të dhe nuk takohet pa i kërkuar falje.
Sipas tij, diplomatja amerikane duhet të respektojë votën në Partinë Demokratike.
“Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqiptarëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani. Këtu i ka prishur marrëdhëniet me Sali Berishën. Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën.
Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt. Të kërkojë ndjesë dhe pastaj të tjerat diskutohen”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Parlamenti vendos të enjten kur do të prezantohen raportet e PS dhe PD për Reformën Territoriale
Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë